Skip to content
Amazing Stories Amazing Stories

Amazing Stories
Amazing Stories

Senati amerikan refuzon propozimin për të kufizuar kompetencat e Trumpit për luftë

admin, June 28, 2025

Sot nga ora 16:00 pritet që të mbahet takimi i përbashkët mes partive politike, i thirrur nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila ka obliguar subjektet politike që ta konstitutojnë Kuvendin e Kosovës jo më vonë se pas 30 ditëve.

Lidhur me këtë situatë, në një prononcim për GazetaBlic, ka reaguar ish deputetja Melihate Tërmkolli, e cila thotë se deputetët e kanë obligim votimin, pavarësisht si votojnë dhe se dezertimi nuk është frymë kushtetuese.

Ajo thotë se zgjidhja është politike por nuk beson se do të ketë ndonjë përparim në këtë drejtim.

Sipas saj klasa politike e vendit janë ‘tuxharë’ të interesave shtetërore e kombëtare, ku të vetmen politikë e kanë matematikën e pushtetit personal e partiak.

Tërmkolli thekson se në këto rrethana ne po qëndrojmë ende si shtet vetëm fal SHBA-ve.

“Është e ditur se deputetët kanë obligim votimin, pavarësisht si votojnë. Dezertimi nuk është frymë kushtetuese! Zgjidhja është politike por nuk besoj që do të ketë ndonjë përparim në këtë drejtim! Këta politikanë që nuk janë politikanë, janë veç tuxharë të interesave shtetërore e kombëtare, pa përjashtim, të vetmen politikë e kanë matematikën e pushtetit personal e partiak duke kontribuuar kështu, secili në mënyrën e vet në drejtim të dobësimit deri në zhbërje të shtetit të Kosovës, që është interes veç i armiqve të Kosovës. Në këto rrethana ne po qëndrojmë ende si shtet vetëm falë SHBA-ve!”, përfundoi ajo për GazetaBlic.

The post Tërmkolli: Deputetët e kanë obligim votimin, pavarësisht si votojnë – Dezertimi nuk është frymë kushtetuese! appeared first on GazetaBlic.

About The Author

admin

See author's posts

Uncategorized

Post navigation

Previous post
Next post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

©2025 Amazing Stories | WordPress Theme by SuperbThemes