Erling Haaland në vitet e fundit ka treguar se është një makineri golash, duke mos arritur ta ndal askush brenda fushës.
Me golin e shënuar ndaj Juventusit, sulmuesi norvegjez i Manchester City arriti shifrën prej 300 golave në karrierë.
Këtë statistikë të jashtëzakonshme e arriti në moshën 24-vjeçare, duke zhvilluar 370 ndeshje zyrtare.
Ai ka kaluar dukshëm dy nga futbollistët më të mirë të dy dekadave të fundit, Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon.
Sulmusi argjentinas kur ishte 24 vjeçar kishte shënuar 197 gola në 326 ndeshje, ndërsa portugezi 132 gola në 362 ndeshje zyrtare.
The post Statistikat e ”çmendura” të Haaland, dukshëm më të mira se të Messit dhe Ronaldos appeared first on GazetaBlic.