Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike të Kosovës, Faton Fetahu, gjatë një konference për media ka deklaruar se Gjykata Kushtetuese ka thënë se seanca konstituive e filluar me 15 prill, nuk është zhvilluar në pajtim me pajtim me përcaktimet e paragrafit 66.
I njëjti ka shtruar edhe disa pyetje se pse seanca ‘‘nuk është zhvilluar në pajtim ke Kushtetutën’’.
‘‘Gjykata në mënyrë të qartë ka vendosur dhe ka konstatuar se seanca konstituive e filluar me 15 prill nuk ka përfunduar, gjë që të gjithë e dimë dhe nuk është kontestuese. Por, ka thënë Gjykata, e njëjta nuk është zhvilluar në pajtim me përcaktimet e paragrafit 66. Derisa ky është konstatimi i Gjykatës mbi moszhvillimin e seancës konstituive në pajtim me kushtetutën dhe rregullat, pyetja që shtrohet është se pari: Nëse nuk zhvilluar në pajtim me Kushtetutën, pse nuk është zhvilluar në pajtim me Kushtetutën? Cilat kanë qenë shkeljet e evidentuara të cilat kanë rezultuar që procedura të mos jetë në pajtim me Kushtetutën? : Kusht ka qenë akteri, ose aktorët që kanë bërë që kjo seancë të mos zhvillohet me Kushtetutën?’’, ka thënë ai.
Më tej, ai ka theksuar se VV-ja ka qenë ajo që e ka udhëhequr seancën.
Po ashtu, konstatimet kryesore të aktgjykimit të Kushtetueses ishin që rendi i ditës së seancës nuk mund të ndryshohet
‘‘Në rastin konkretë ne e dimë që opozita nuk ka udhëhequr seancën konstituive. E Ka zhvilluar VV-ja, ka vendosur kështu kryesuesi i VV-së. Cilat ishin konstatimet kryesore të këtij aktgjykimi? Rendi i ditës së seancës konstituive nuk mund të ndryshohet pas fillimit të seancës. Nuk ka të drejtë askush të vendos për votim të fshehtë pa një bazë kushtetuese’’, ka thënë ai.
The post Aktgjykimi i Kushtetueses, Fetahu: U konstatua se rendi i ditës s’mund të ndryshohet appeared first on GazetaBlic.