Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka bërë të ditur se përgjatë 24 orëve të fundit janë raportuar nëntë vatra zjarri në pesë bashki të Shqipërisë, në Tiranë, Durrës, Kavajë, Lezhë dhe Berat.
Sipas kësaj agjencie, të gjitha vatrat janë neutralizuar me sukses, pa shkaktuar dëme në njerëz.
Bëhet e ditur se sa i përket rrezikut nga zjarret, pritet nivel rreziku i lartë në qarqet Lezhë, Durrës, Tiranë dhe Fier, ndërsa në qarqet e tjera parashikohet nivel rreziku i moderuar.
Më poshtë gjeni detaje nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile për vatrat e zjarrit dhe dëmet e shkaktuara:
Në 6 raste, zjarri ka përfshirë sipërfaqe me shkurre dhe barishte, duke shkaktuar djegien e rreth 0.5 hektarëve.
Në 2 raste, zjarri ka rënë në banesa: një në lagjen nr. 5 të Bashkisë Kavajë dhe një në fshatin Ishull Shëngjin, ku janë shkaktuar dëme materiale. Në rastin e Ishull Shëngjinit, për shkak të një rrjedhjeje gazi, është lënduar një grua, e cila u transportua menjëherë në Spitalin e Traumës.
Në një rast tjetër, një automjet privat është përfshirë nga zjarri, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 9 forca operacionale dhe 64 automjete zjarrfikëse.
Sipas parashikimeve të Institutit të Gjeoshkencave, për ditën e sotme nuk parashikohen reshje shiu.
I gjithë mekanizmi i Mbrojtjes Civile, si në nivel vendor ashtu edhe qendror, mbetet i angazhuar dhe në ndjekje të vazhdueshme të situatës.
Ftojmë qytetarët të tregojnë kujdes të shtuar gjatë këtyre ditëve me temperatura të larta dhe të raportojnë çdo rast pranë institucioneve përkatëse në kohë reale.
The post Situata e zjarreve në Shqipëri – këto zona konsiderohen me nivel rreziku të lartë appeared first on GazetaBlic.