Skip to content
Amazing Stories Amazing Stories

Amazing Stories
Amazing Stories

Rusia godet me dron ndërtesën 21-katëshe në Odesa, dy të vdekur

admin, June 28, 2025

Ushtria e Ukrainës tha të premten se kishte goditur katër avionë luftarakë në një bazë ajrore në rajonin Volgograd të Rusisë qendrore, si pjesë e një përpjekjeje për të goditur asetet luftarake ruse.

Në një postim në Telegram, ushtria tha se kishte goditur katër avionë Su-34 në bazën Marinovka jashtë qytetit të Volgogradit, rreth 900 km nga kufiri ukrainas.

Në këtë postim u tha se operacioni u krye nga dega e operacioneve speciale të ushtrisë, së bashku me shërbimin e sigurisë SBU dhe shërbime të tjera të ushtrisë, shkruan Reuters.

“Sipas informacionit paraprak, u goditën katër avionë, konkretisht avionë SU-34, si dhe objekte tekniko-operative ku avionë të ndryshëm luftarakë shërbehen dhe riparohen”.

Nuk pati asnjë koment të menjëhershëm nga ushtria ruse.

Ukraina është angazhuar në një numër operacionesh me rreze të gjatë veprimi kundër objektivave ushtarake në muajt e fundit – industriale, energjetike dhe vende të tjera.

Më herët këtë muaj, ushtria ukrainase kreu një sulm të madh, të quajtur “Operacioni Rrjeta e Merimangës”, në të cilin një numër i madh bombarduesish rusë me rreze të gjatë veprimi u goditën në disa baza ajrore ruse larg territorit ukrainas.

Deklarata e fundit tha se dëmi i shkaktuar nga sulmi në Marinovka ishte duke u vlerësuar.

Ajo e përshkroi Su-34 si avionin kryesor të Rusisë të përdorur në sulmet bombarduese në territorin ukrainas, të vendosur në veçanti për lëshimin e bombave të drejtuara, të përdorura gjithnjë e më shumë në sulmet ndaj qyteteve ukrainase.

The post Ukraina thotë se ia ka goditur Rusisë katër avionë luftarakë në një bazë ajrore appeared first on GazetaBlic.

About The Author

admin

See author's posts

Uncategorized

Post navigation

Previous post
Next post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

©2025 Amazing Stories | WordPress Theme by SuperbThemes