Skip to content
Amazing Stories Amazing Stories

Amazing Stories
Amazing Stories

Mbyllet qebaptorja në Prishtinë, dyshohet se aty u helmuan rreth 30 persona

admin, June 27, 2025

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë nesër është mundësi e mirë për t’i hapur rrugë konstituimit të kuvendit.

Tahiri tha se takimi i nesërm i thirrur nga kreu i VV-së, Albin Kurti, me partitë e tjera politike, nuk duhet të shndërrohet në një tjetër, siç e quajti ai, “eveniment” media, por duhet shndërruar në përpjekje serioze për të gjetur zgjidhje.

“Sidoqoftë, takimi i nesërm nuk duhet të shndërrohet në një tjetër ‘eveniment’ medial sa për të konsumuar konsultimin politik e partiak, por përpjekje serioze për të gjetur zgjidhje dhe për të dalë nga kjo ‘hije e zezë’ që ka kapluar jetën parlamentare”.

“Nesër duhet të sjellim qartësi, për shkak se akt-vendimi ka dhënë se paku një afat kohor që brenda 30 ditëve duhet të përbëhet Kuvendi”, tha Tahiri.

Tutje, ai u shpreh se të gjithë duhet ta kuptojnë se gjendja aktuale është produkt i mendësisë së mosbesimit dhe rrëmujës, si ambient që sipas tij, Kurti di të operojë mirë.

“Pra, assesi nuk duhet që nesër të bëjmë vetëm një ushtrim formal ‘konsultimi partiak’ para se Kuvendi të shkojë në pushim veror”, tha ai.

Thirrjes së Kurtit për takim nesër më fillim nga ora 16:00 i janë përgjigjur pozitivisht të gjitha partitë opozitare shqiptare.

The post Besnik Tahiri: Nesër, mundësi e mirë për t’i hapur rrugë konstituimit appeared first on GazetaBlic.

About The Author

admin

See author's posts

Uncategorized

Post navigation

Previous post
Next post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

©2025 Amazing Stories | WordPress Theme by SuperbThemes