I ftuari i radhës në Blic Interview me Astrit Gashin është avokati, Arianit Koci.
Ai foli për aksionin e tij para Kuvendit dhe akuzat e ndryshme që i janë bërë se po i bën favor Lëvizjes Vetëvendosje me nismën që po ndërmerr.
Koci duke mohuar diçka të tillë tha se aksioni që po zhvillon tash e disa kohë veq po i nxjerr telashe duke renditur arsyet.
“Absolutisht veq po më nxjerr telashe ky aktivitet i imi sepse më së pari po ma heq fokusin nga punët e mija që i kam të shumta. E dyta shpesh po keqkuptohna, ka njerëz që po mendojnë se unë aktivizmin tim po e bëj për një interes të caktuar. Psh e dëgjova tha ‘ti po don të bëhesh ambasador’ … thash a ka ambasador që nuk lakmon me qenë në pozicionin tim, e dyta si bëhna ambasador unë kur mundem me pas disa fish më të vogël rrogën se që fitoj momentalisht, ku ka logjikë. Nga ana tjetër ka edhe shumë njerëz që nuk janë të kënaqur me jetën e vet edhe çdo iniciativë e kqyrin me syrin e prizmit të vet, ato janë ato bullizuesit lokal që asgjë s’ju bjen taman, gjithmonë ankohen për diçka dhe kur i sulmon tani ata më së shumti reagojnë pse po i sulmon apo pse po ua kthen me të njëjtën monedhë.
“Unë e kam kriju një imunitet dhe si duket përveç asaj dikush është edhe më i lindur në rezistencë. Unë në fakt shumë edhe me më lavdëru, pa më shajt, nuk e ndjej veten shumë komod. Unë kam qef kohë pas kohe me më ‘sulmu’, edhe i stimuloj njerëzit me më ‘sulmu’ për shkak se mendoj se ai është një faktor i cili të shtin edhe me u korigju. Mua më ka ndodh që njerëz që më kanë thënë, kemi pi kafe, ‘arianit shumë t’a kam pas inatin e shumë qenka ndryshe nga ajo që kemi parë nga postimet’. Në anën tjetër kur ti don diçka me plasu në shoqëri, diçka që është frymë më përparimtare më moderne, gjithmonë ke me has në njerëz që të rezistojnë…. po si përfundim unë nuk jam në fillim të karrierës, e kam bërë një moshë, nuk mërzitem as për post të ambasadorit, as për post të minsitrit, bile mendoj se në shoqërinë tonë të çrregulluar tani nuk është më nder e madhe me qenë ministër” tha Koci në Blci Interiew raporton “Gazeta Blic”.
/Gazeta Blic/
The post Koci: Kurrë s’ka qenë më e përçarë se tani shoqëria jonë, Kurti ka një mungesë të madhe të kapacitetit unifikues! appeared first on GazetaBlic.