I ftuari i radhës në Blic Interview me Astrit Gashin është avokati, Arianit Koci.
Koci në Blic Interview foli në lidhje me heshtjen e qytetarëve kundrejt krizës politike që po ndodh në vend.
Ai tha se ky është një mentalitet i shoqërive më pak të zhvilluara.
“Ky është një lloj mentaliteti i shoqërive më pak të zhvilluara, ‘derisa mua nuk më prek’, është krejt në rregull. Ju e dini janë legjendare ato thëniet e mëhershme të stërgjyshërve tanë….’drunin e kam siguru për dimër, miellin e kam siguri, për mua le të kallet Kosova” do të thotë krejt mentaliteti është aty, nuk jemi ne për të përgjithshmen, nuk mendojmë për të miren publike, rrjedhimisht edhe nuk protestojmë. Unë një ditë e pata një postim ironik ‘a ka protestues që i marrim me qira’ . Po e përsëris edhe njëherë nuk e ‘kam bërë namim’ jam i vetëdijshëm, jam shumë i vogël për me i lëviz proceset por informacionet i kam që secili deputet së paku po më kqyr me vëmendje çfarë po veproj. Tani sot një deputet i Vetëvendosjes më tha ” Arianit, letrën që dje ja ke dërguar Albin Kurtit e ka marrë me vëmendje dhe ndoshta reflekton edhe e krijon njëfarë fryme më unifikuese”.Unë jam i gatshëm edhe me ba pak hajgare me mu veç me e arrit një konsensus edhe me ec tutje”
Koci duke folur në ldihje me aksionet e tij tha se nuk është duke i mbajyur anë asnjë aprtie po thjesht don të shtyj përpara proceset.
Ai tha se ‘ Albin Kurti me të gjitha vetitë pozitive që i ka e ka një mungesë të madhe të kapacitetit unifikues’
“Nuk jam duke mbajtur anë për asnjë parti thjesht po du me i shty proceset përpara. Përgjegjësia natyrisht është më e madhja e partisë më të madhe, i ka marrë 42.2 % dhe ata e kanë obligimin me e gjet formë… e kam se Albin Kurti me të gjitha vetitë pozitive që i ka e ka një mungesë të madhe të kapacitetit unifikues. Cdo veprim që po e bën po krijon një përçarje dhe ajo është një dobësi e madhe për liderin.Lideri i vërtetë kur don me ndryshu diçka në shoqëri duhet me e shty përpara, me qenë kokëfortë, duhet me mbajt qëndrimin e vet me çdo kusht. Por janë do momemente kur ti duhet me kriju një frymë unifikuese. Këtu s’ka faj veç Albin Kurti po krejt liderët deri tani. Kurrë nuk ka qenë shoqëria jonë më e përçarë, unë nuk e di si i shkon mendja dikujt me than…’Drenica ështëe mirë apo eshte e keqe. Nuk kemi ne lluksin me qenë të ndarë Drenica, Dukagjini, Llapi apo Anamorava’” deklaroi Koci në Blic Interview raporton “Gazeta Blic”.
/Gazeta Blic/
The post Koci: Kurrë s’ka qenë më e përçarë se tani shoqëria jonë, Kurti ka një mungesë të madhe të kapacitetit unifikues! appeared first on GazetaBlic.