I ftuari i radhës në Blic Interview me Asrit Gashin është avokati, Arianit Koci.
Koci ka folur në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese ku thuhet se Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditësh.
Ai tha se një vendim i tillë, i cili u publikua dje, nuk ka qenë në nivel.
“Absolutisht aktgjykimi i Kushtetueses nuk ka qenë në nivel. Gjykata Kushtetuese është produkt i parlamentit tonë dhe po del se nuk mundet me qenë shumë ma i mirë se parlamenti. Unë e di se Gjykata Kushtetuese është e kufizume në interpretime të veta por ajo me interpretime të veta krijon standarte dhe ato standarte pastaj ne na japin një rrugë se si të veprojmë më tutje. Këta nuk na kanë tregu, kanë lënë shumë gjëra të paqarta, një vendim gjyqësor i cili bazohet në mirëbesim dhe në frymë të Kushtetutës pa i pre gjërat në një shoqëri si kjo e jona ku çdo moment nuk ka vetdije dhe çdo moment shihet të keqpërdoret për interesa të veta të ngushta apo partiake, ky aktgjykimin e ka ba edhe më të paqartë krejt këtë situatë. Çështja kryesore…çfarë ndodh pas 30 ditësh nëse nuk konstituohet Kuvendi. Sot para Kuvendit i pashë deputetët e të gjitha partive shumë të relaksum sepse barrën e kanë hequr nga vetja, deshëm apo sdeshëm këto statusat tanë, presioni juaj medial nuk i len shumë komod deputetët. Por sot i pashë krejt të relaksum deputetët, edhe Kryeministri ishte më i relaksuar sepse ‘topi’ tani është në anën e Gjykatës Kushtetuese. Tani disa ditë e kanë hapësirën të relaksohen krejt partitë bashkë e na me u marr me interpretu diçka që është dasht ata me interpretu, realisht tani po bëhet interpretimi i interpretimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese” tha Koci në Blic Interview.
Avokati Koci tha se Gjykata Kushtetuese është desht saktësisht të tregojë që votimi duhet të jetë i hapur dhe se çfarë ndodh pas 30 ditësh.
“Eshtë e vërtetë që votimi i fshehtë nuk është i ndaluar por në këto rrethana votimi është i hapur, votimi i fshehtë mund të bëhet vetëm nëse mblidhet parlamenti edhe me shumicë vendosin por jo me përmend këtu që nuk është i ndaluar…. nuk është pyetja a është i ndaluar votimi i fshehtë apo jo por si me zgjidh çështjen e ngërçit politik që ka ndodh në Kuvend edhe si zgjedhet. Por jo një situatë të paqartë tani me na e ba edhe më të paqartë. Eshtë dashur që saktësisht me na tregu, votimi duhet me qenë i hapur, pas 30 ditësh çfarë ndodh, në çfarë forme… edhe njerëzit tani nuk janë shumë të informuar po thonë pas 30 ditësh shkojmë në zgjedhje por nuk mundemi me shku sepse duhet të konstituohet parlamenti për me mujt me shku në zgjedhje” tha Koci në Blic Interview raporton “Gazeta Blic”.
The post Koci për aksionin para Kuvendit- E kam parë që është momenti i duhur sepse ekonomia është shumë keq! appeared first on GazetaBlic.