Drejtuesja e Shoqatës Down Syndrome Kosova, Sebahate Hajdini-Beqiri, në një intervistë dhënë për dokumentarin “Expose” tregon se kriteri i vetëm për t’u pranuar në këtë Shoqatë është që personi të jetë me Sidnromen Down.
Ajo tha se mbështetja si Shoqatë për anëtarët e tyre vazhdon derisa të njëjtit sigurojnë një vend pune dhe pavarësohen.
“Nuk kemi kriter, kriteri i vetëm është të jesh me Sindromen Down. Shpesh disa prej anëtarëve ju bie edhe të presin në listat e pritjes për shkak të numrit të madh të kërkesave që kemi. Ne mundohemi që kjo pritje mos të zgjasë shumë më së shumti 1 ose 2 muaj sepse janë edhe disa procedura vlerësimi qoftë i fëmiut, i të riut apo anëtarit i cili paraqet kërkesën për të qenë përfitues i shërbimeve tona. Do të thotë janë disa procese nëpër të cilat duhet të kalojë anëtari, janë vlerësimi pra të hartohet raporti i vlerësimit, të hartohet plani individual dhe është një proces që merr pak kohë dhe shto edhe pjesën kur në disa momente kur i kemi të gjithë terapistët me orë të nxëna, duhet të presë. Kemi raste kur një fëmijë prej programit të intervenimit dhe dukimit të hershëm kalon në programin për autonomi dhe aftësim profesional dhe nga ky programi i autonomisë dhe aftësimit profesional ne punojmë përveç komponentave që i kemi, mbështetjen për arritje akademike, mbështetjen për aftësim profesional”
“Qëllimi i programit për autonomi dhe aftësim profesional është që t’i sigurojë një vend pune anëtarit dhe ne t’a mbështesim derisa të sigurohemi që anëtari jonë është ambientu në vendin e punës dhe gjithçka është duke shkuar siç duhet” deklaroi Hajdini-Beqiri për dokumentarin “Expose” raporton “Gazeta Blic”.
The post Drejtoresha e DSK: Mbështetja për anëtarët tanë vazhdon derisa të sigurojë një vend pune dhe pavarësohet! appeared first on GazetaBlic.