Skip to content
Amazing Stories Amazing Stories

Amazing Stories
Amazing Stories

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese- Avokatët e PDK-së nesër në konferencë për media, do të prezantohen edhe veprimet e partisë!

admin, June 27, 2025

Në Gjirokastër vijojnë kontrollet e vazhdueshme në fermat dhe tufat e bagëtive të imta pas shfaqjes së vatrës së parë të murtajës së ruminantëve të vegjël.

Tufa e bagëtive të prekura nga kjo sëmundje u evidentua këtë javë në një fermë në qytetin e Libohovës.

Krahas karantinimit të 256 krerëve bagëti dhe monitorimit tyre janë shtuar kontrollet epidemiologjike nga veterinerët edhe në tufat e tjera në Qarkun e Gjirokastrës.

“Shkojmë në terren dhe bëjmë identifikimin e të gjitha fermave duke filluar nga ato që ndodhen më afër vatrës, janë caktuar zonat 3 km dhe zonat 10 km,në zonën 3 km bëjnë pjesë vetëm bashkia Libohovë,qyteti dhe fshati Nepravishtë kurse në zonën 10 km është që nga Pogoni , Dropulli, dy fshatra të komunës Antigone, Lazarati”, tha Flora Zharkalli , përgjegjëse e sektorit veterinar.

Murtaja e ruminantëve të vegjël është një sëmundje ngjitëse që prek kryesisht delet dhe dhitë. Në bashkëpunim me laboratorin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare në Tiranë, kryhet ndjekja e çdo rasti të dyshuar për bagëtitë e prekura nga kjo sëmundje.

“Prandaj ne e monitorojmë çdo ditë sepse ajo mund të jetë edhe në formën subklinike dhe do ta monitorojmë deri të paktën 10 ditë”, shtoi Zharkalli për Euronews.

Murtaja e që prek bagëtitë e imta është një sëmundje virale shumë ngjitëse që mund të shkaktojë humbje të konsiderueshme në blegtori. Kontrolli dhe menaxhimi i hershëm i rasteve është thelbësor për të parandaluar përhapjen. Në të gjithë vendin deri më tani janë me dhjetëra ferma ku është konstatuar kjo sëmundje, ndërsa numri i bagëtive të asgjesuara është mbi 1300.

The post Vatër e re e murtajës së bagëtive në Shqipëri, nisin kontrollet në terren appeared first on GazetaBlic.

About The Author

admin

See author's posts

Uncategorized

Post navigation

Previous post
Next post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

©2025 Amazing Stories | WordPress Theme by SuperbThemes