Skip to content
Amazing Stories Amazing Stories

Amazing Stories
Amazing Stories

Kurti e ka marrë shtetin peng – pra nuk e njeh verdiktin e Gjykatës Kushtetuese!?

admin, June 27, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), duke e konsideruar si bashkëpunëtore të Partisë Socialiste në “krimet zgjedhore” të 11 majit.

Deklaratat e Berishës vijnë një ditë pas qëndrimit të drejtuesit të SPAK, Altin Dumani, i cili tha se kallëzimet e partive politike për krime zgjedhore kanë qenë të paplota dhe shpesh të pasakta. Në reagimin e tij, Berisha e ironizoi kreun e SPAK dhe e akuzoi për bashkëpunim me mazhorancën.

“Me gjyslykët e Altin Troplinit nuk ka asgjë të qartë. Po sa herë e denoncoi kartelin Troplini opozita Besoj se farsa elektorale e zhveshi lakuriq Altin Troplinin. Tregoi se është ortak në këtë krim të shëmtuar elektoral. Kush e pengon përveç përkatësisë së tij kriminale partiake, Altin Troplini për të nisur kryesisht çështje?

Le që ne kemi dorëzuar astje mbi 40 çështje… Ai mbrohet sepse është mburojë e krimit më të shëmtuar elektoral dhe amnistisë”, tha Berisha.

Në të njëjtën dalje për mediat, Berisha sulmoi edhe kryeministrin Edi Rama, duke e akuzuar për abuzim me udhëtimet zyrtare dhe përdorimin e avionëve charter për qëllime të paqarta.

“Ne do kërkojmë dhe mbështetje ndërkombëtare, për të hetuar si këto shpenzime ashtu dhe baulet diplomatike. Se kur udhëton kryeministri zakonisht udhëton me valixhen e tij, por nëqoftëse ka një seri të pafundme baulesh, aty thuhet se është transportuar, janë trafiqe ilegale, monedhash, droge, apo ku ta di unë, nuk mund të them, sepse duhet hetimi”, tha Berisha.

Sa i përket zgjedhjeve të 11 majit ai tha se kutitë e votimit më 11 maj u mbushën nga jashtë qendrave dhe më pas u zëvendësuan. “Në asnjë lloj rrethane këto kuti s’mund të pranohen por të ndërruara apo të ardhura nga selia e PS dhe vetë qendrat ilegale të patronazhistëve. Këto të dhëna hedhin poshtë farsën elektorale të 11 majit. PD deklaron se këto zgjedhje janë të paligjshme, janë një farsë e vërtetë elektorale që nuk shprehin vullnetin e shqiptarëve e nuk do të njihen nga PD”.

The post Berisha: SPAK nuk hetoi krimin elektoral, është bashkëfajtore me PS-në appeared first on GazetaBlic.

About The Author

admin

See author's posts

Uncategorized

Post navigation

Previous post
Next post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

©2025 Amazing Stories | WordPress Theme by SuperbThemes