Mesfushori i Kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka duket se do të qëndroj në Bayer Leverkusen.
Xhaka ishte i lidhur ngushtë për një transferim të mundshëm te AC Milani. Madje edhe Igli Tare kishte biseduar me menaxherët e lojtarit shqiptar.
Blick.ch raporton se për momentin këto bisedime janë ndërprerë.
Xhaka ishte pajtuar me kushtet te Milani, por duket se skuadra gjermane nuk dëshiron ta lejoj mesfushorin të largohet nga “BayArena”.
Trajneri Erik ten Hag është adhurues i mesfushorit shqiptar, andaj nuk dëshiron largimin e tij.
The post Ndërpriten bisedimet mes Milanit dhe Granit Xhakës appeared first on GazetaBlic.