Vinicius Jr luajti një nga ndeshjet e tij më të mira për Real Madridin në fitoren 3-0 ndaj Red Bull Salzburg në Kupën e Botës për Klube.
Jo vetëm që hapi serinë e golave, por edhe asistoi për golin e dytë të Federico Valverdes – pak para përfundimit të pjesës së parë.
Pas ndeshjes, Vini u tha gazetarëve: “Asistimi im? Ishte fantastik, një nga më të mirët që kam bërë ndonjëherë.
“Është një kërkesë nga Xabi. Ai po na tregon pak nga pak se çfarë duhet të bëjmë.
“Është më mirë për mua, kur jam më afër portës, mund të shënoj më shumë dhe të jap më shumë asiste.”
“Ekipi është më kompakt. Në këtë mënyrë, na ndihmon të jemi më të fortë dhe të bëjmë presion më të mirë si ekip”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport/
The post Bëri një asistim maestral, Vinicius pas ndeshjes: Xabi më kërkoi ta bëjë! appeared first on GazetaBlic.