Skip to content
Amazing Stories Amazing Stories

Amazing Stories
Amazing Stories

Raportohet se së shpejti pritet ngritja e aktakuzës ndaj Martin Berishajt

admin, June 27, 2025

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka paralajmëruar për ndikimin negativ që temperaturat e larta kanë në shëndetin e njeriut, veçanërisht gjatë muajve të verës. Ky rrezik është veçanërisht i theksuar për grupet më të ndjeshme të popullatës si fëmijët e vegjël, gratë shtatzëna, personat me sëmundje kronike, të moshuarit dhe punëtorët.

Personat që punojnë në ambiente të hapura, si në sektorët e bujqësisë, ndërtimtarisë, mirëmbajtjes së parqeve dhe rrugëve, apo edhe shërbimet emergjente, janë të ekspozuar drejtpërdrejt ndaj rreziqeve që sjellin temperaturat ekstreme. Por edhe punonjësit që kryejnë punë fizike në ambiente të brendshme pa ventilim adekuat ose me ngarkesë të lartë termike, përfshirë ata që operojnë makineri në kabina pa ftohje, nuk janë të përjashtuar nga këto rreziqe.

Ekspozimi i zgjatur në temperatura të larta mund të shkaktojë efekte të rënda në shëndet si: djersitje e tepërt, skuqje dhe djegie të lëkurës, dehidrim, ngërçe muskulore, të vjella, barkqitje, por edhe komplikime serioze në sistemin kardiovaskular, pulmonar, insuficiencë renale dhe madje edhe goditje në tru.

The post Instituti i Shëndetit Publik: Goditja në tru, rrezik real gjatë valës së të nxehtit appeared first on GazetaBlic.

About The Author

admin

See author's posts

Uncategorized

Post navigation

Previous post
Next post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

©2025 Amazing Stories | WordPress Theme by SuperbThemes