Skip to content
Amazing Stories Amazing Stories

Amazing Stories
Amazing Stories

Time Kadrijaj nesër do ta përfaqësoj AAK-në në takimin e ftuar nga Kurti

admin, June 27, 2025

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Lipjan ka reaguar ndaj një zhvillimi të fundit në Komunën e Lipjanit, të cilin e cilëson si një tjetër shembull të politizimit dhe familjarizimit të administratës publike, raporton GazetaBlic,.

Sipas asaj që thuhet në njoftimin e PDK-së, Komuna e Lipjanit, e udhëhequr nga Imri Ahmeti, po vazhdon me politizimin dhe familjarizimin e shërbimit civil komunal. Në krye të këtij procesi qëndron, as më pak e as më shumë, se nënkryetari i komunës së Lipjanit, Lulzim Qerimi.

Postimi i plotë:

Vazhdon politizimi dhe familjarizimi i shërbimit civil në Komunën e Lipjanit: nënkryetari i Komunës punësohet si shërbyes civil

Nën ethet e humbjes së pushtetit, Komuna e Lipjanit, e udhëhequr nga Imri Ahmeti, po vazhdon me politizimin dhe familjarizimin e shërbimit civil komunal. Në krye të këtij procesi qëndron, as më pak e as më shumë, se nënkryetari i komunës së Lipjanit, Lulzim Qerimi.

Kur nënkryetari i komunës punësohet në shërbimin civil (administratën komunale) vetëm disa muaj para zgjedhjeve, pa e përfunduar mandatin dhe madje në të njëjtin institucion ku ka ushtruar funksion politik (si i dyti në hierarkinë komunale), kemi të bëjmë me një konflikt të hapur interesi (shkelje të ligjit), dyshime serioze për ndikim politik, kapje të administratës komunale, cenim të parimeve themelore të legjislacionit për shërbimin civil si dhe humbje të besimit në integritetin e institucioneve qeverisëse.

Një zyrtar politik që ka pasur rol të drejtpërdrejtë dhe lidhje të ngushta me bartësin e funksionit politik, në këtë rast, Kryetarin e Komunës, ngjallë dyshime të forta për favorizim politik në procesin e përzgjedhjes si dhe për ndikim në vendimmarrjen e komisionit të rekrutimit. Kalimi i drejtpërdrejtë dhe i menjëhershëm nga pozita politike në një pozitë administrative rrezikon politizimin e administratës përmes punësimeve klienteliste, duke cenuar rëndë parimin e meritokracisë.

Sektori për Informim i PDK-së dega në Lipjan

The post Dega e PDK-së: Komuna e Lipjanit, e udhëhequr nga Imri Ahmeti, po vazhdon me politizimin dhe familjarizimin e shërbimit civil komunal appeared first on GazetaBlic.

About The Author

admin

See author's posts

Uncategorized

Post navigation

Previous post
Next post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

©2025 Amazing Stories | WordPress Theme by SuperbThemes