Skip to content
Amazing Stories Amazing Stories

Amazing Stories
Amazing Stories

Dega e PDK-së: Komuna e Lipjanit, e udhëhequr nga Imri Ahmeti, po vazhdon me politizimin dhe familjarizimin e shërbimit civil komunal

admin, June 27, 2025

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ishin të pranishëm në ceremoninë e certifikimit të gjeneratës 02/2025, të rekrutëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, e cila u mbajt në Sallën e Sporteve “Bill Clinton”, në Ferizaj.

Në adresimin e tij, në këtë ceremoni të veçantë, Kurti rikujtoi se në këto katër vitet e fundit janë investuar mbi 300 milionë euro, dhe mbi 2700 ushtarë e oficerë të rinj janë rekrutuar, duke theksuar se ushtria e Kosovës me hapa të shpejtë po ecën drejt zhvillimit me kapacitete të plota si ushtri profesionale dhe multietnike.

Ai tha se përballë armikut e çfarëdo kërcënimi të paqes e të sigurisë, më nuk qëndron Kosova e dikurshme, por ushtria e Kosovës me shumë të rinj e të reja që si ju ballëhapur bartin uniformën me simbolin e shqiponjës sypatrembur në krah. Të përgatitur në aspektin profesional e logjistik ushtarët tanë janë të pamposhtur e të pathyeshëm, kurse sovraniteti shtetëror i paprekshëm e integriteti territorial i pacenueshëm. 

“Të dashur ushtarë, me betimin tuaj nga sot po hapni një etapë të re të jetës në shërbim të vendit dhe e di mirë se nuk është e lehtë pesha e uniformës të cilën e bartni me nder, por pikërisht përballë vështirësive vlerësohet madhështia e njeriut. Të zgjohesh çdo mëngjes me këtë mision në mendje e me atë pasion në zemër është vërtetë fisnike. Është ndjenjë e mirë t’i përkushtohesh diçkaje më të madhe se vetja, andaj çmoj lartë investimit tuaj shpirtëror, gatishmërinë tuaj për t’iu përkushtuar me jetë atdheut tonë, për të siguruar jetën e qytetarëve tanë dhe të ardhmen e rinisë e të fëmijëve, dëshmi kjo e një zemre të fortë dhe karakteri vetëmohues”, u shpreh Kurti.

Ai i uroi rekrutët për diplomimin, duke u siguruar që gjithmonë do të kenë përkrahjen e popullit, shtetit, qeverisë dhe e tij, si dhe falënderoi familjarët e rekrutëve të pranishëm aty për mbështetjen që u kanë ofruar, e që është e jashtëzakonshme për shkak se e pazëvendësueshme.

Në ceremoninë e certifikimit morën pjesë udhëheqës të lartë shtetërorë, oficerë e nënoficerë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.

The post Japin betimin 350 rekrutë të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës appeared first on GazetaBlic.

About The Author

admin

See author's posts

Uncategorized

Post navigation

Previous post
Next post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

©2025 Amazing Stories | WordPress Theme by SuperbThemes