Partitë politike janë pajtuar që ta ndërprejnë seancën e sotme, pas një konsulte që mbajtën lidhur me Aktgjykimin e Kushtetues.
Kryesuesi Avni Dehari tha se partitë janë pajtuar që seanca e sotme të ndërpritet, e të mbahet pas takimit të Kurtit me partitë.
Në sallë ishin 100 deputetë.
“Pas Aktgjykimit të Kushtetueses, sot u mblodhëm me përfaqësuesit e subjekteve. Të gjithë ishin të mendimit që seanca sot të ndërpritet. Pasi të mbahet takimi me liderët politikë të vazhdojmë me seancën”, tha Dehari.
The post Ndërpritet seanca e sotme me pajtimin e të gjitha partive, vazhdon pas takimit të Kurtit me liderët appeared first on GazetaBlic.