Para nisjes së seancës së 38-të të Kuvendit të Kosovës, deputetja e betuar e LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka folur duke theksuar nevojën për qasje konstruktive dhe vizion politik.
“Inati nuk sjell askund asnjë rezultat. Bazimi në inat, në urrejtje, në kundërshti nuk prodhon pozitivitet. Mund të ketë ndonjë efekt afatshkurtër, por vetëm vizioni i qartë, zbatimi i Kushtetutës dhe respektimi i mandateve që i kemi marrë nga qytetarët mund të sjellë rezultat pozitiv për vendin”, deklaroi Kusari-Lila.
The post Kusari-Lila: Vetëm vizioni i qartë dhe respektimi i Kushtetutës mund të çojnë përpara vendin appeared first on GazetaBlic.