Skip to content
Amazing Stories Amazing Stories

Amazing Stories
Amazing Stories

Kusari-Lila: Vetëm vizioni i qartë dhe respektimi i Kushtetutës mund të çojnë përpara vendin

admin, June 27, 2025

Deputeti i Vetëvendosjes,  Glauk Konjufca, është deklaruar për media lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtuese lidhur me konstitumin e Kuvendit, duke thënë se ‘’nuk mund ta dimë’’ se në çfarë faze do të hyjë Kosova pasi të përfundojë afati 30 ditor për konstituimin e këtij institucioni.

Ai ka thënë edhe se çështja e konstituimit të Kuvendit është sipas leximit të tyre të vendimit të Kushtetueses është obligim i të gjithëve.

‘‘Nuk është obligimi vetëm të fituesi i zgjedhjeve ka thënë Kushtetuesja, sipas leximit tonë, pra obligimi është i të gjithëve. Tash çka kanë bë pala tjetër, për me deblloku kuvendin. E kemi LDK e cila e ka qëndrimi më radikal, që nuk merr pjesë në kurfar votimi, mirëpo i keni edhe subjektet e tjera që i kanë dhënë propozimet e tyre. Kryetari i VV i ftoi në takim nesër kryetarët e subjekteve politike ashtu që të bëhet edhe një përpjekje e re’’, ka thënë ai.

Ai ka thënë edhe se sipas tij, Kushtetuesja ua ka bërë me dije partive të tjera se me veprimet e tyre mund të hyjnë në ‘’qorrsokak’’.

‘‘Pash dje disa prej opinioneve duke përfshirë edhe ata që e mbajnë vetën profesionist. Leximi dhe interpretimit të VV është që përmes propozimit të votimit të fshehtë për kryetar të kuvendit, nga ana e Deharit, gjykata nuk ka gjetur asnjë shkelje. Të gjithë ata që thonë se Dehari e shkeli Kushtetutën përmes votimit të fshehtë, unë mendoj që ata janë lexues të dobtë të aktgjykimit të Kushtetueses. Ata ose nuk e kanë lexu vetë, ose e interpretojnë gabimisht ose interpretojnë me interpretime të të tjerëve. Tash shtrohet pyetja: Kur e ka propozua Avni Dehari votimin e fshehtë? E ka propozuar pas disa dështimeve dhe duke e krijuar përmes logjikës së tij një përfundim racional se edhe të shkonim 100 herë të tjera nuk do të konstituohej kuvendi i Kosovës.  Ne nuk mund ta dimë se në çfarë faze hyn Kosova mas 26 korrikut, ne nuk mund ta dimë, ne mund të spekulojmë. Nuk mundesh me thanë vetëm VV-ja, vetëm këta kanë përgjegjësi, dhe ne vetëm këtyre nuk ua votojmë kryetarin. Gjykata Kushtetuese jau ka bërë me dije se kjo është një qorrsokak, nëse verponi kështu keni hyrë në qorrsokak, sepse edhe ata i detyroni me ia u zgjedh nënkryetarët e juaj’’, ka thënë ai.

The post Konjufca: S’e dimë në çfarë faze hyn Kosova pas 26 korrikut appeared first on GazetaBlic.

About The Author

admin

See author's posts

Uncategorized

Post navigation

Previous post
Next post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

©2025 Amazing Stories | WordPress Theme by SuperbThemes