Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka reaguar pas vendimit të Gjyktës Kushtetuese, raporton GazetaBlic.
Kurti thotë se ky vendim thekson qartë se obligimi për ta konstituar Kuvendin është obligim i të gjithë deputetëve dhe jo vetëm i subjektit të parë.
Ai ka ftuar të gjtihë krerët e subjeteve në një takim të përbashkët të shtunën nga ora 16:00.
Postimi i plotë:
Aktgjykimi i djeshëm i Gjykatës Kushtetuese thekson qartë se obligimi për ta konstituuar Kuvendin është obligim i të gjithë deputetëve dhe jo vetëm i subjektit të parë. Si kryetar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe në emër të grupit më të madh parlamentar të dalur nga zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, sot u jam drejtuar të gjithë krerëve të subjekteve të përfaqësuara në legjislaturën e nëntë, me ftesë për takim të përbashkët të shtunën (nesër) në orën 16:00, në përpjekje të radhës në funksion të konsensusit për konstituim të Kuvendit.
The post Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, Kurti fton në takim të përbashkët të gjithë krerët e subjekteve politike appeared first on GazetaBlic.