Qeveria në detyrë, ka njoftuar se do të mbajë mbledhje sot në ora 12:00 në ndërtesën e Qeverisë.
Kjo mbledhje mbahet në një ditë me rëndësi të lartë politike, pasi sot në ora 11:00 është thirrur seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës – tentativa e 38-të për zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit. Seanca vjen vetëm një ditë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila përcaktoi që ky proces duhet të përfundojë brenda një afati prej 30 ditësh.
Përderisa nuk është e qartë nëse seanca e Kuvendit do të përfundojë me sukses apo do të zvarritet edhe më tej, mbetet të shihet nëse zhvillimet e saj do të reflektohen në mbledhjen e Qeverisë apo në qëndrimet që mund të pasojnë më vonë nga ekzekutivi.
Detaje rreth rendit të ditës së Qeverisë ende nuk janë bërë publike.
The post Kurti mbledh Qeverinë në detyrë, s’bëhet i ditur rendi i ditës appeared first on GazetaBlic.