Arrestohet edhe i dyshuari i dytë në Pejë, nën dyshimin se është përfshirë në një grabitje të ndodhur më 23 qershor në një barnatore në lagjen Fidanishte.
Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se pas njё pune intensive tё hetuesve tё Sektorit Rajonal pёr Hetime DRP Pejё, nё koordinim me njёsitet e Stacionit Policor nё Pejё, me datё 26.06.2025, ёshtё arritur tё arrestohet i dyshuari i dytё i rastit tё grabitjes.
Tutje në njoftim bëhet e ditur se i dyshuari me vendim tё prokurorit tё Shtetit ёshtё ndaluar për 48 orë.
The post Arrestohet i dyshuari i dytë për grabitjen e barnatores në Pejë appeared first on GazetaBlic.