Një ndërtesë është përfshirë të enjten nga zjarri në lagjen “Kalabria” në Prishtinë.
Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca në Prishtinë ka njoftuar se ekipet kanë punuar deri në orët e vona për ta lokalizuar dhe shuar zjarrin.
“Reagim i shpejtë dhe profesional!Deri në orët e vona, ekipet tona emergjente ishin të angazhuara në lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit që përfshiu një ndërtesë në lagjen “Kalabria”. Jemi thellësisht mirënjohës për përkushtimin, guximin dhe profesionalizmin e Brigadës Profesionale të Zjarrfikësve si dhe ekipeve të Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca, të cilët, 24/7, janë në gatishmëri për të mbrojtur jetën dhe sigurinë e qytetarëve të Kryeqytetit”, thuhet në njoftim.
The post Zjarri në Kalabri, ekipet Emergjente ishin në aksion deri në orët e vona appeared first on GazetaBlic.