Analistja politike Aida Dërguti ka thënë se kryetari i VV-së, Albin Kurti, nuk beson në aftësitë e Albulena Haxhiut.
Në emisionin Rubikon ajo ka deklaruar Kurti dhe VV-ja janë mashtrues, ajo deklaroi se Kurti nuk i besoi Haxhiut as të bëhet kryetare e Komisionit për Legjislacion.
“Situata është e thjeshtë nuk dilet prej skenarit të vendosur nga kryetari i Kuvendit me përfaqësuesit apo kryetarët e grupeve parlamentare dhe ai skenar e vendosë mbarëvajtjen e seancës së parë dhe më nuk lëvizë. Ideja për Komision për votim të fshehtë është gjetje e Vetëvendosjes përmes Avni Deharit, si kryesues, i cili tashmë ka ndarë nga skenari fillestar. Po të ketë konsensus mbase edhe mund të merren vesh edhe për votime e çështje tjera. Tash kjo është një situatë e pa parë”, u shpreh Dërguti.
“Është e rëndësishme të theksohet se këta janë mashtrues, Albin Kurti është mashtrues, pra është njeri i cili ta luan heroin e nuk lëshon pe. Është bllokuar për një emër të cilin as vet nuk e vlerëson lartë, madje ai ka hezituar atë ta zgjedhë edhe kryetare të Komisionit për Legjislacion. Unë kam insistuar në kryesi që me zgjedh, sepse nuk ka vlerësim për kapacitetin e saj, madje as kryetare të Komisionit për Legjislacion nuk ka dashtë me zgjedh ka pasë hezitim. Nuk është çështje e vlerësimit të lartë që ka për Albulena Haxhiut, është për shkak se është në funksion të skenarit të tij”, tha Dërguti.
E njëjta shtoi se Kurti ka bërë kompromis shumë lehtë me presidentin serb Aleksandar Vuçiq në Ohër, sipas saj, më lehtë se me ish-opozitën në Kosovës për konstituimin e Kuvendit.
“Ky njeri i pa kompromis që nuk lëshon pe këtu, e kemi parë shumë shpejt lëshoi pe në takimin e parë më Vuçiqin. Ky këtu është luan, në takimin e parë në Ohër ia ka pranuar autonominë. Pra, ky luani këtu që bllokon institucionet, kompromisin shumë lehtë e bëri me Vuçiqin”.
“E këtu me ish-opozitën e konteston krejt Republikën sepse Republika e Kosovës është Republikë Parlamentare. Kjo nënkupton se institucioni më i lartë i Kosovës është Kuvendi, të cilin ky njeri vetëdijshëm e bllokojë ta funksionalizojë sepse nga kjo burojnë të gjitha institucionet”, tha Dërguti.
The post Dërguti: Kurti nuk e vlerëson Albulena Haxhiun, është veç mashtrues appeared first on GazetaBlic.
y763hj