Kryetari i LDK-së, Lurmi Abdixhiku, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që Kuvendit të konstituohet brenda 30 ditësh.
Abdixhiku thotë se thelbi i vendimti të sotëm është “Votim i hapur siç është vepruar gjithnjë – konsensus e kompromis – siç e kërkon demokracia e sjellja normale politike”.
Ai thotë se të njëjtit kështu kishin kërkuar gjithnjë.
“Dhjetra seanca të humbura, për teke të imponimt që u konstatua si jokushtetues sot. Nga nesër, LDK pret që grupi më i madh parlamentar të veprojnë në përputhje me këtë aktgjykim, t’i ndërpresin bllokimet dhe të kontribuojnë në konstituimin sa më të shpejtë dhe të rregullt të Kuvendit të Republikës së Kosovës.Votim i hapur. Konsensus e kompromis” shkruan Abdixhiku raporton “Gazeta Blic”.
Reagimi i plotë:
Votim i hapur – siç është vepruar gjithnjë – konsensus e kompromis – siç e kërkon demokracia e sjellja normale politike. Ky është thelbi i vendimit të sotëm.
Kështu kishim kërkuar gjithnjë.
Dhjetra seanca të humbura, për teke të imponimt që u konstatua si jokushtetues sot. Nga nesër, LDK pret që grupi më i madh parlamentar të veprojnë në përputhje me këtë aktgjykim, t’i ndërpresin bllokimet dhe të kontribuojnë në konstituimin sa më të shpejtë dhe të rregullt të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Votim i hapur. Konsensus e kompromis.
The post Abdixhiku: Votim i hapur, siç është vepruar gjithnjë, konsensus e kompromis! appeared first on GazetaBlic.