Skip to content
Amazing Stories Amazing Stories

Amazing Stories
Amazing Stories

Tomë Gashi: Kush përmend Martin Berishajn, duhet të lëvizë nga karrigia

admin, June 26, 2025

Analisti politik, Dardan Sejdiu, ka thënë se aktgjykimi i sotëm të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me konstituimin e kuvendit është i mirë dhe se duhet parë me dy optika.

Sipas Sejdiut, e para ka të bëjë me optikën e shpërfaqjes se sa inkompetent janë deputetët e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës.

“Për 37 herë nuk kanë qenë në gjendje të marrin asnjë veprim politik dhe kanë pritur Gjykata Kushtetuese t’ua çel një dritare për ta bërë një veprim politik të caktuar dhe po shpresojë të bëjnë veprim politik këtu”.

“Kur e lexojmë këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese, kjo krijon mundësi për veprim politik. A do të shohim veprim politik, është diskutim tjetër dhe me çka kam parë për 37 herë, nuk më duket”, tha Sejdiu në Rubikon.

Tutje, Sejdiu tha se aktgjykimi i sotëm i sqaron disa gjëra shumë mirë, ku sipas tij, pa marrë parasysh prej rrethanave pas zgjedhjeve deri sot, aktgjykimi e shpjegon për të ardhmen se çdo gjë që bllokon konstituimin e kuvendit përtej 30 ditëve, është situatë e re dhe lyp interpretim të ri kushtetues.

“Ky është problemi i demokracive të reja, që nuk kanë pjekuri politike të mjaftueshme për t’i kuptuar pasojat. Në rastin më të keq, pas 30 ditëve, po e paramendoj që do të ndodhë, nuk kemi konstituim të kuvendit, prapë dikush do të dërgojë një kërkesë dhe tani e kemi një interpretim të ri, i cili e bën një diskutim”.

“Pas 37 herë dështimi dhe pas 37 herë insistimi për ta shtyrë përpara idenë e votës së fshehtë edhe pas vendimit të votës së fshehtë, mendoj që duhet t’i bëjmë analizat prej sonte se cili është skenari më i mbrapsht politik e ajo do të ndodhë. Atë do ta ndjek Vetëvendosja dhe skenari më i mbrapsht politik është skenari mbi të cilin vepron dhe Hekuran Murati sonte ma ka dëshmuar”, tha Sejdiu.

The post Sejdiu për aktgjykimin e Kushtetueses: Krijon hapësirë për veprim politik appeared first on GazetaBlic.

About The Author

admin

See author's posts

Uncategorized

Post navigation

Previous post
Next post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

©2025 Amazing Stories | WordPress Theme by SuperbThemes