Skip to content
Amazing Stories Amazing Stories

Amazing Stories
Amazing Stories

Sejdiu për aktgjykimin e Kushtetueses: Krijon hapësirë për veprim politik

admin, June 26, 2025

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka reaguar pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese që kuvendi të konstituohet brenda 30 ditësh.

Gashi deklaron se “Nuk ka demokraci pa vullnet për marrëveshje” dhe “kush dështon të ndërtojë konsensus, dështon të udhëheqë”.

Reagimi i plotë:

Gjykata Kushtetuese ka konfirmuar qartësisht atë që e kam theksuar në paraqitjet e mia publike, disa herë me radhë:

E drejta ekskluzive për të propozuar Kryetarin/en e Kuvendit nuk është e shkëputur nga përgjegjësia politike për të ndërtuar kompromis dhe për të siguruar mbështetjen e nevojshme parlamentare.

Kjo do të thotë se përgjegjësia institucionale nuk mund të ushtrohet në mënyrë të njëanshme – ajo kërkon bashkëpunim, respektim të procedurave demokratike dhe ndërtim të konsensusit politik.

Demokracia parlamentare nuk është thjesht çështje numrash, por çështje pjekurie politike dhe përgjegjësie kushtetuese.

Nuk ka ekskluzivitet pa përgjegjësi.

Nuk ka demokraci pa vullnet për marrëveshje.

Kush dështon të ndërtojë konsensus, dështon të udhëheqë.

The post Gashi pas aktgjykimit të Kushtetueses: Kush dështon të ndërtojë konsensus, dështon të udhëheqë appeared first on GazetaBlic.

About The Author

admin

See author's posts

Uncategorized

Post navigation

Previous post
Next post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

©2025 Amazing Stories | WordPress Theme by SuperbThemes