Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 17:25 në fshatin Vitomiricë në Pejë.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës Driton Rugova, tha për “Gazeta Blic” se në këtë aksident ishin të përfshira dy vetura.
Rugova tha se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.
“Sot rreth orës 17:25, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Vitomiricë-Pejë, në këtë aksident ishin të involvuara dy vetura dhe si pasojë e aksidentit shtatë (7) persona kanë pësuar lendime trupore, të njejtit janë dërguar për tretman mjekësor” tha ai për “Gazeta Blic”.
The post Shtatë të lënduar në një aksident në Vitomiricë të Pejës appeared first on GazetaBlic.