Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese duke theksuar se fryma kushtetuese e Republikës së Kosovës bazohet në marrëveshje, mirëbesim dhe kompromis politik, jo në shantazh apo bllokada, raporton GazetaBlic.
Ai shprehu keqardhje që zgjidhjet politike po kërkohen nga Gjykata Kushtetuese, e jo nga vetë përfaqësuesit e zgjedhur.
“Nuk kemi ende Kuvend e as Qeveri, vetëm deputetë të zgjedhur – dhe bllokuesi nuk kalon,” theksoi Haziri.
Postimi i plotë:
Bllokuesi nuk kalon!
Përshkrimi i frymës kushtetuese që Kosova ka vendosur më 17 shkurt 2008, nënkupton që marrëveshjet, mirëbesimi e kompromiset politike janë mjetet e vetme legjitime dhe patriotike në këtë Republikë, e cila themelet i ka më 2 korrik 1990. Nuk ka detyrim.
Për votim, nuk e lejon shantazhin politik, e aq më shumë, nuk lejon keqpërdorimin e frymës kushtetuese për t’u keqpërdorë për konsum politik.
Është për keqardhje që në vend se politikanët, nëpërmje deputetëve, t’i zgjidhin ngërçet, i duhet Gjykatës Kushtetuese që ta bëjë këtë!
Bllokuesi nuk kalon.
Nuk kemi Kuvend e as Qeveri, por vetëm deputetë të zgjedhur, sikurse që nuk mundesh me qenë edhe deputet e edhe anëtar i Qeverisë.
Republika, mbi të gjitha!
The post Lutfi Haziri: Bllokuesi nuk kalon – Republika mbi të gjitha appeared first on GazetaBlic.