Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese ku Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditësh ka folur njohësja e zhvillimeve politike, Aferdita Maliqi.
Maliqi tha se një vendim i tillë tregon atë që është thënë vazhdimisht se pergjegjesia i takon Vetevendosjes si parti që ka të drejten e propozimit.
Ajo tha se vendimi i Kushtetueses e vërteton edhe njëherë se fajtore për këtë bllokadë është Vetevendosje.
“Njoftimi për media i Kushtetueses lidhur me konstituimin e Kuvendit ku konstaton se Kuvendi duhet të konsituohet brenda 30 ditëve tregon atë qe e kemi thenë vazhdimisht se pergjegjesia i takon Vetevendosjes, si parti qe ka te drejten e propozimit. Ky vendim e verteton edhe njehere se fajtore për këtë bllokadë eshte partia Vetevendosje, e cila nuk ka pas vullnet të bëje marrêveshje politike ose kompromise me grupet tjera paralamentare” tha Maliqi për “Gazeta Blic”.
Ajo potencoi se një vendim i tillë është detyrim për reflektim dhe çdo shtyrje e qëllimshme e mos-konstituimit të Kuvendit të Kosovës është shkelje kushtetuese .
“Ky vendim është detyrim për reflektim dhe çdo shtyrje e qëllimshme e mos-konstituimit të Kuvendit të Kosovës është shkelje kushtetuese dhe Vetevendosje duhet të merret përgjegjese, pasi i takon asaj te bej marreveshje politike ose te bej zgjidhje” tha Maliqi për “Gazeta Blic”.
/Gazeta Blic/
Lajmi i fundit nga Kushtetuesja: Për 30 ditë duhet të përfundojë seanca konstituive
The post Maliqi: Vendimi i Kushtetueses e vërteton edhe njëherë se fajtore për këtë bllokadë është LVV-ja! appeared first on GazetaBlic.