Pas vendimit të Gjykatë Kushtetuese ku thuhet se Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditës ka reaguar, Hekuran Murati.
Murati në reagimin e tij duke cituar 3 nga pikat e Gjykatës Kushtetuese shkruan ‘Këto i kemi thënë që nga dita e parë. Këto i paska thënë edhe Gjykata Kushtetuese’
“S’ka nevojë as 30 ditë të pritet. Që nesër mund të procedohet me votim të fshehtë, dhe kryhet kjo punë” shkruan Murati raporton “Gazeta Blic”.
Reagimi i plotë:
1. Votimi i fshehtë nuk e shkel Kushtetutën, pra lejohet.
2. Të gjitha partitë duhet të angazhohen për të konstituuar Kuvendin, sidomos ato që propozojnë anëtarë në kryesi të Kuvendit.
3. Të gjithë deputetët e kanë për obligim të marrin pjesë në votim.
Këto i kemi thënë që nga dita e parë. Këto i paska thënë edhe Gjykata Kushtetuese.
S’ka nevojë as 30 ditë të pritet. Që nesër mund të procedohet me votim të fshehtë, dhe kryhet kjo punë.
The post Murati: S’ka nevojë as 30 ditë të pritet, që nesër mund të procedohet me votim të fshehtë! appeared first on GazetaBlic.