jykata Kushtetuese e ka publikuar Aktgjykimin sa i përket bllokadës në Kuvend. Deputetët e Vetëvendosjes, janë thirrur në atë se kanë të drejt ta propozojnë kryetarin e Kuvendit dhe rrjedhimisht ju takon ai post. Por Gjykata Kushtetuese në Aktgjykim ka thënë se subjekti i parë obligohet që të bashkëpunoj në mirëbesim, me grupet e tjera parlamentare.
“E drejta për të propozuar Kryetarin/en e Kuvendit, e rezervuar për grupin më të madh parlamentar, është vendosur përmes Aktgjykimit në rastin KO119/14; (iv) propozimi i kandidatit për Kryetar/e të Kuvendit është i ndërlidhur në mënyrë të drejtpërdrejtë me arritjen e shumicës së votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit, dhe si e tillë kjo e drejtë për propozimin e kandidatit për Kryetar/e të Kuvendit përbën njëkohësisht edhe detyrim për grupin më të madh parlamentar për bashkëpunim në mirëbesim dhe konsultim konstruktiv me grupet e tjera parlamentare për të gjetur konsensusin apo kompromisin e nevojshëm.” – thuhet ndër të tjera aty.
Lajmi i fundit nga Kushtetuesja: Për 30 ditë duhet të përfundojë seanca konstituive
The post Gjykata Kushtetuese: E drejta për të propozuar Kryetarin e Kuvendit, obligon subjektin për bashkëpunim e mirëbesim appeared first on GazetaBlic.