Skip to content
Amazing Stories Amazing Stories

Amazing Stories
Amazing Stories

Rama: Sezoni veror ka sjellë pushues të shumtë, Urgjenca Kombëtare në dispozicion të tyre

admin, June 26, 2025

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh deputet i kësaj partie, Enver Hoxhaj, në emisionin Rubikon ka thënë se e mbështet një koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Nuk dua të lëshohem në një skenar të tillë, me Kurtin kryeministër apo me Bedri Hamzën kryeministër? Natyrisht se ne do ta pranonm me çdo kusht që Bedriu të jetë kryeministër, por këto janë tema që do t’i zgjidhim kur të ulemi në tavolinë”, tha Hoxhaj.

Në lidhje me këtë deklaratë të Hoxhajt ka folur për “Gazeta Blic” ish-ambasadori i Kosovës në RMV, Gjergj Dedaj.

Dedeaj tha se deklarimi i Hoxhajt mund të jetë testim dhe provokim për VV-në.

“Deklarimi i deputetit me përvojë dhe ish ministrit të PDK, Enver Hoxhaj, mund të jetë edhe testim dhe provokim për VV e cila jo vetëm që e ka izoluar Kosovën, por është e mbyllur në tunelin e sajë politik duke e dëmtuar, rrezikuar dhe defunkcionalizuar Republikën e Kosovës” tha Dedaj për “Gazeta Blic”.

Ai tha se bllokimi dhe sabotimi i ndërtimit të institucioneve nga Kurti po ndikon shumë keq në imazhin ndërkombëtar të Kosovës.

Dedaj pohoi se asnjëra nga partitë opozitare nuk do duhej në asnjë rast t’a mendonin koalicionin me LVV .

“Në këtë spektakēl politik tejet primitiv dhe tërësisht të dështuar të LVV në Kuvendin e Kosovës, ku afër 40 seanca nga dy minuta, grumbulli i deputetetëve numra të ekstremit të majtë, të komanduar nga deputeti Albin Kurti, nuk po arrijnë t’a konstituojnë Kuvendin e Kosovës.Bllokimi dhe sabotimi i ndërtimit të institucioneve shtetërore, nga regjimi Kurti, po ndikon shumë keq në imazhin ndërkombëtar të Kosovës, te vetë qytetarët e zhgënjyer dhe pa dyshim edhe te deputetët dhe subjektet tjera politike të frustruara ish opozitare.Prandaj edhe mund të ketë edhe deklarime të ndryshme personale të deputetëve të caktuar për sa i përket koalicionit me VV”

Ai potencoi se një Qeveri ‘Kurti 3’ do ishte ‘vetëvrasje’ politike për demokracinë, barazinë dhe të drejtat e njeriut.

“Mendoj se asnjëra nga partitë ish opozitare nuk do duhej në asnjë rast as t’a mendojnë koalicionin me LVV populiste dhe neo-staliniste, ngase Qeveria Kurti 3 do ishte vetëvrasje politike për demokracinë, barazinë, të drejtat e njeriut, sundimin e ligjit, progresin ekonomik dhe për lirinë e mediave në Kosovë!Asnjë subjekt politik ish opozitar nuk do duhej të ia mundësonte Albin Kurtit rrezikimin dhe vazhdimin e dëmtimit të mëtejmë të partneritetit me SHBA, BE dhe NATO-n, zbrazjen e Kosovës, varfërine dhe korrupsionin, i cili është më i lartë se kurrë dhe në të gjitha dikasteret e shtetit.Koalicioni i vetëm në dobi të shtetit të Kosovës do të mbetet koalicioni shtetndërtues PDK, LDK, AAK dhe partitë e komuniteteve jo shumicë, ose të shkohet në zgjedhje të reja” tha Dedaj në përgjigjen e dhënë për “Gazeta Blic”.

/Gazeta Blic/

Befason Hoxhaj: E mbështes një koalicion mes Vetëvendosjes dhe PDK-së

The post Dedaj: Deklarimi i Enver Hoxhajt mund të jetë provokim për VV-në! appeared first on GazetaBlic.

About The Author

admin

See author's posts

Uncategorized

Post navigation

Previous post
Next post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

©2025 Amazing Stories | WordPress Theme by SuperbThemes