Skip to content
Amazing Stories Amazing Stories

Amazing Stories
Amazing Stories

NISMA Socialdemokrate do jetë në gjithë Kosovën në garë për zgjedhjet lokale!

admin, June 26, 2025

Kryeministri izraelit Benyamin Netanyahu thuhet se ka kërkuar një pushim dyjavor në procesin gjyqësor që po zhvillohet ndaj tij për akuzat nën korrupsion, i cili do të rifillojë në Jerusalem të hënën.

Sipas një kërkese të bërë nga avokati i kryeministrit izraelit, Amit Hadad, siç citohet në Times of Israel, Netanyahu duhet t’ia kushtojë kohën e tij të menjëhershme “çështjeve diplomatike, kombëtare dhe të sigurisë” në periudhën e “zhvillimeve rajonale dhe globale”.

Këto çështje përfshijnë “menaxhimin e luftës në Gaza dhe trajtimin e çështjes së pengjeve”, shkruan Hadad në kërkesën drejtuar Gjykatës së Qarkut të Jerusalemit.

Netanyahu po gjykohet nën akuzat e mashtrimit dhe shkeljes së besimit, si dhe pranimit të ryshfetit në formën e mbulimit mediatik. Ai ka mohuar çdo shkelje.

Kërkesa e tij vjen pas një thirrjeje të paprecedentë nga Donald Trump për anulimin e akuzave, duke e përshkruar çështjen kundër Netanyahut si një “gjueti shtrigash”.

Netanyahu falënderoi Trumpin për ndërhyrjen e tij sot, duke shkruar se ishte “thellësisht i prekur” nga “mbështetja e sinqertë e presidentit amerikan për mua” në X, shkruan Skynews.

The post Netanyahu kërkon pushim dyjavor nga procesi gjyqësor për korrupsion appeared first on GazetaBlic.

About The Author

admin

See author's posts

Uncategorized

Post navigation

Previous post
Next post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

©2025 Amazing Stories | WordPress Theme by SuperbThemes