Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë thirrje për kujdes në ushqim gjatë temperaturave të larta.
Nga IKSHP është thënë se përmes ruajtjes dhe përgatitjes adekuate të ushqimit, mund të parandalohet edhe rritja e baktereve.
Pos kësaj, nga IKSHPK është theksuar edhe se kujdesi për sigurinë e ushqimit gjatë verës nuk është vetëm një zakon i mirë, por një nevojë për shëndetin dhe mirëqenien tuaj.
‘‘Siguria e ushqimit gjatë temperaturave të larta .Në ditët me temperatura të larta, është shumë e rëndësishme që të kujdesemi për sigurinë e ushqimit që e konsumojmë. Përmes ruajtjes dhe përgatitjes adekuate të ushqimit, mund të parandalojmë rritjen e baktereve; ruajmë freskinë e ushqimit; shmangim helmimet përmes ushqimit; i ruajmë vlerat ushqyese të tij dhe mundësojmë të zgjatet afati i përdorimit të ushqimit. Kujdesi për sigurinë e ushqimit gjatë verës nuk është vetëm një zakon i mirë, por një nevojë për shëndetin dhe mirëqenien tuaj’’, thuhet në postim.
The post IKSHPK me këshilla për kujdes në ushqim gjatë temperaturave të larta appeared first on GazetaBlic.