Procesi i rinumërimit të votave për qarkun e Tiranës po vijon me intensitet prej 8 ditësh tashmë, në pallatin e sportit “Farie Hoti”.
Deri më tani, janë rihapur 983 kuti dhe sipas rezultateve nuk janë prodhuar ndryshime qoftë në mandate apo në renditjen e kandidatëve të listës së hapur. Pasi të përfundoi numërimi i qarkut të Tiranës, do të vijohet me numërimin e qarkut Fier dhe në fund do të numërohet pjesërisht edhe qarku Durrës.
Nga ana tjetër, edhe anëtari i KAS, Ledio Braho gjatë procesit ka thënë se numri i votave të vlerësuara gabim në numërimin e parë ka qenë i ulët dhe futet te marzhi i gabimit njerëzor.
Ai është shprehur më tej se ky proces i rinumërimit të votave në Tiranë ka shërbyer për të pasur një transparencë më të plotë.
The post Rinumërohen 983 kuti në Tiranë, nuk ka ndryshim në renditjen e kandidatëve appeared first on GazetaBlic.