Sky Sport Italia raporton se mbrojtësi i Milanit, Emerson Royal, ka arritur një marrëveshje verbale me ish-klubin e tij, Real Betis.
Mbrojtësi i djathtë brazilian mund të kthehet te Betis këtë verë pasi ka një marrëveshje në parim me klubin spanjoll.
Emerson Royal më parë luajti për Real Betis nga viti 2019 deri në vitin 2021 përpara se t’i bashkohej Barcelonës për 14 milionë euro.
26-vjeçari u transferua te Milani verën e kaluar për 15 milionë euro dhe ka një kontratë me ekipin nga San Siro deri në vitin 2028.
Braziliani bëri 26 paraqitje në të gjitha garat për kuqezinjtë në sezonin 2024/25, por një dëmtim në pulpë e detyroi atë të qëndrojë jashtë loje në pjesën e dytë të sezonit.
/GazetaBlic Sport
The post Mbrojtësi ndërron Milanin për Betisin appeared first on GazetaBlic.