Skip to content
Amazing Stories Amazing Stories

Amazing Stories
Amazing Stories

Ibrahima Konate thuhet se është gati të largohet nga Liverpooli si lojtar i lirë

admin, June 26, 2025

Sulmuesi shqiptar, Amarlido Gjoni u transferua nga Elbasani tek skuadra e Sheriff Tiraspol.

Gjoni tani do të luajë ndaj Prishtinës në kualifikueset për Europa League, shkruan GazetaBlic Sport.

Ai thotë se mezi po pret ndeshjet e Europës që të dhurojë më të mirën në fushë.

“Pres me padurim fillimin e Kupave të Evropës. Tashmë po përjetoj emocione të veçanta — dua të dal në fushë sa më shpejt të jetë e mundur dhe të tregoj anën time më të mirë në ndeshjet ndërkombëtare”, tha fillimisht Gjoni për faqen zyrtare të klubit.

“Qëllimi im kryesor është të shënoj gola dhe të ndihmoj ekipin të arrijë rezultate maksimale. Jam ambicioz dhe besoj në vetvete. Synimet e mia janë plotësisht në përputhje me synimet e klubit: të fitoj, të fitoj trofe dhe t’i bëj tifozët të lumtur. Për këtë, duhet të shënosh sa më shpesh të jetë e mundur — jam gati për këtë”, tha ai ndër të tjerash.

FC Prishtina dhe Sheriff Tiraspol ndeshjen e parë e luajnë me 10 korrik në Moldavi, kurse një javë më pas në kryeqyet do vendoset gjithçka.

/GazetaBlic Sport

The post Futbollisti shqiptar i Sheriffit para ndeshjes me Prishtinën: Pres me padurim ndeshjet, do të jap më të mirën appeared first on GazetaBlic.

About The Author

admin

See author's posts

Uncategorized

Post navigation

Previous post
Next post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

©2025 Amazing Stories | WordPress Theme by SuperbThemes