Skip to content
Amazing Stories Amazing Stories

Amazing Stories
Amazing Stories

Irani konfirmon vdekjen e komandantit të lartë ushtarak

admin, June 26, 2025

Prokuroria Themelore në Gjakovë, departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë, kundër të një personi me inicialet S.P., për veprat penale “Vrasja e rëndë në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve’’.

Në komunikatë thuhet se i dyshuari me datën 11 prill të këtij viti ka tentuar që me dashje ta privojë nga jeta të dëmtuarin P.N., dhe me dashje ka rrezikuar jetën e të dëmtuarit A.N.

‘‘Sipas pikës I të dispozitivit të aktakuzës, ndër tjera cekët se i pandehuri me inicialet S.P., më datë 11.04.2025, rreth orës 13:10 minuta, rr.”B.Q.” në Gjakovë, me dashje ka tentuar ta privoj nga jeta, të dëmtuarin P.N., dhe me dashje ka rrezikuar jetën e të dëmtuarit A.N., në atë mënyrë që përderisa të dëmtuarit ndodheshin në lokalin e të pandehurit së bashku me vëllezërit A.N., dhe E.N., duke pirë kafe, pas një mosmarrëveshje të çastit mes të pandehurit S.P., dhe të dëmtuarit P.N., aty ndërhyn dëshmitari A.N., i cili mundohet ta kap të pandehurin ndërsa i dëmtuari A.N., i del para P.N., të dëmtuarit duke parë këtë gjendje futën në dyqanin J.T., i pandehuri repetit armën dhe në një distancë prej 3 metra shtënë tri herë në drejtim të të dëmtuarve, ku dy nga këta plumba e godasin të dëmtuarin P.N., në këmbën e djathtë duke i shkaktuar lëndime të rënda, ndërsa i dëmtuari A.N., i shpëton këtyre të shtënave edhe pse ndodhej pothuajse ngjitur me të dëmtuarin P.N., i pandehuri menjëherë pas kryerjes se veprës me armë në dorë largohet nga vendi i ngjarjes dhe qëndron në arrati rreth tre javë’’, thuhet në komunikatë.

Për këtë, në komunikatë thuhet se i dyshuari ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë në tentativë”.

‘‘Sipas pikës II të dispozitivit të aktakuzës, ndër tjera cekët se i pandehuri me inicialet S.P., më datë dhe kohën e cekur më lartë, pa autorizim dhe në kundërshtim me nenin 4 par.1 nënpar.1.1 të Ligjit mbi Armët të Republikës së Kosovës, ka poseduar armën e tipit Beretta-Italiane e kal. 9mm, me të cilën ka kryer veprën të përshkruar si në pikën I të dizpozitivit e cila armë nuk është gjetur deri më tani dhe po ashtu gjatë bastisjes të pandehurit janë gjetur në posedim të paautorizuar, pistoleta me nr.serik…., prodhim kinez dhe karikator me 8 copë fishek, brisk me mbishkrimin Gerber, Sprej me mbishkrimin Pepper Jet të cilat janë sekuestruar nga ana e zyrtarëve policor’’, shtohet më tej.

Kurse për këtë, nga komunikata bëhet e ditur se i dyshuari ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

The post Tentoi ta vriste një person në një lokal para dy muajsh, aktakuzë ndaj të dyshuarit në Gjakovë appeared first on GazetaBlic.

About The Author

admin

See author's posts

Uncategorized

Post navigation

Previous post
Next post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

©2025 Amazing Stories | WordPress Theme by SuperbThemes