Skip to content
Amazing Stories Amazing Stories

Amazing Stories
Amazing Stories

Shqipëria goditet nga një tërmet

admin, June 26, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka përmendur disa herë së fundmi çështjen Kosovë-Serbi, teksa ka thënë se e ka zgjidhur konfliktin mes të dyja vendeve.

Lidhur me këtë, eksperti i sigurisë, Drizan Shala, thotë për Gazeta Blic se deklaratat e Trump përbëjnë një zhvillim domethënës në kontekstin e ri gjeopolitik amerikan dhe ballkanik.

“Deklarimet e përsëritura të Presidentit Donald Trump, se ai ka ndalur një luftë mes Kosovës dhe Serbisë gjatë mandatit të tij, përbëjnë një zhvillim domethënës në kontekstin e ri gjeopolitik amerikan dhe ballkanik”, ka thënë ai.

Sipas tij, përmendja tri herë e çështjes Kosovë-Serbi tregon disa gjëra.

“Fakti që ai e ka përmendur tre herë në një periudhë shumë të shkurtër kohore këtë pretendim – në kontekste të ndryshme fushate – tregon se:

  1. Kosova dhe Ballkani po bëhen pjesë e narrativës së jashtme të fushatës së tij.

Trump kërkon të dëshmojë se, ndryshe nga administrata aktuale, ai ka parandaluar përshkallëzime ushtarake dhe ka sjellë stabilitet në rajone me potencial konfliktesh. Kosova këtu përdoret si shembull konkret i suksesit personal diplomatik”, ka theksuar Shala.

Sipas ekspertit, këto deklarata janë mesazh i koduar për Serbinë, Rusinë e Kosovën.

“2. Deklaratat janë mesazh i koduar për:

  1. Serbinë dhe Rusinë:

Trump i kujton Beogradit dhe Kremlinit se është faktor real stabiliteti, i gatshëm për marrëveshje “non-konvencionale” – përmes deal-making, jo përmes presioni ndërkombëtar.

  1. Qeverinë aktuale të Kosovës: i sugjeron indirekt se koha e mbështetjes së pakushtëzuar ka kaluar, dhe se një rikthim i tij në Shtëpinë e Bardhë mund të sjellë presion për kompromise më të mëdha.
  2. Publikun amerikan konservator dhe votuesit evangelikë: duke përmendur “luftën e ndalur” në një vend të panjohur për shumicën, ai rrit perceptimin e liderit të fuqishëm, që parandalon luftëra dhe sjell paqe”, ka vlerësuar Drizan Shala për Gazeta Blic.

Po ashtu, ai potencon se Trump e sheh Marrëveshjen e Uashingtonit si një arritje të nivelit të lartë.

“3. Roli i marrëveshjes së Uashingtonit (2020)

Trump ka interes të “rebrandojë” marrëveshjen e Uashingtonit si një arritje të nivelit të lartë, edhe pse ajo nuk ka prodhuar efekte thelbësore politike në terren. Përdorimi i fjalëve si “ndalova një luftë”, është mbivlerësim narrativ, por me qëllim të qartë politik”, ka deklaruar Shala./Gazeta Blic/

 

Trump përmend Kosovën e Serbinë në Samitin e NATO-s- Kam dashur ta shuaj dhe këtë konflikt!

“Nuk është kiameti”/ Xhavit Haliti flet për deklaratën e Enver Hoxhajt dhe mundësinë për koalicion VV-PDK

The post Deklarata e Trump për çështjen Kosovë-Serbi/ Eksperti i sigurisë zbërthen mesazhin e presidentit amerikan për të dyja shtetet appeared first on GazetaBlic.

About The Author

admin

See author's posts

Uncategorized

Post navigation

Previous post
Next post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

©2025 Amazing Stories | WordPress Theme by SuperbThemes