Skip to content
Amazing Stories Amazing Stories

Amazing Stories
Amazing Stories

Muharremi: Lëvizjen Vetëvendosje e preferojnë më së shumti votuesit me pak edukim

admin, June 26, 2025

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami i ka reaguar ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Muratit i cili së fundmi përmes një postimi në Facebook tha se LDK, PDK dhe AAK ende presin të bashkëpunojnë me Listën Serbe.

Me këtë rast, Bajrami ia ka kujtuar VV-së incizimet e Mimoza Kusari-Lilës, dhe tha se kjo parti ka pasur shansin për ta shpallur Listën Serbe organizatë terroriste pas sulmit në Banjskë, por nuk e ka bërë një gjë të tillë.

Sipas deputetes Bajrami, të gjithë e kanë të qartë se sa herë që i vjen erë korrupsion krejt Lëvizjes Vetëvendosje, ata provojnë me luajtë ”patriotin”, kinse të tjerët janë me Serbinë.

Shihni hipokrizinë e Hekuran Muratit I paska quajtur partitë shqiptare parlamentare bashkëpunëtore të Listës Serbe, ndërkohë që njerës prej tyre – LDK-së pesë herë në ditë i çojnë fjalë: “A po vjen me bashkëqeverisë”. Në anën tjetër, Qeveria e Lëvizjes Vetëvendosje e ka pasur një shans të artë për ta shpallur Listën Serbe organizatë terroriste pas sulmit në Banjskë ku ra dëshmor Afrim Bunjaku, por nuk e ka bërë një gjë të tillë, sepse të gjithëve na kujtohen inqizimet e shefes së grupit, Mimoza Kusari, duke u koordinuar për pagat e veteranëve me Listën Serbe “Allo brate”.

Dhe e fundit, tashmë të gjithë e kanë të qartë se sa herë që i vjen erë korrupsion krejt Lëvizjes Vetëvendosje, ata provojnë me luajtë ”patriotin”, kinse të tjerët janë me Serbinë.

Tregona Hekuran, si ndodhi që në qeverinë tuaj EFT-ja e Vuk Hamoviqit i monopolizoi të gjitha linjat e transmetimit të energjisë: Mal i Zi – Kosovë, Maqedoni e Veriut – Kosovë, dhe anasjelltas Dhe si ka mundësi që Kosova ka paguar deri në 798.32 Euro për transportin e vetëm një MWh energji elektrike? The floor is yours, “patriot”, ka shkruar deputetja.

The post Bajrami i reagon Muratit, ia kujton bisedat e Kusari-Lilës: “Allo Brate” me Listën Serbe appeared first on GazetaBlic.

About The Author

admin

See author's posts

Uncategorized

Post navigation

Previous post
Next post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

©2025 Amazing Stories | WordPress Theme by SuperbThemes