Skip to content
Amazing Stories Amazing Stories

Amazing Stories
Amazing Stories

Kontradiktat, Ministria e Jashtme e Iranit refuzon të konfirmojë takimin me SHBA-në

admin, June 26, 2025

“Heshtje e sikletshme në vendet islame. E vështirë të mbështeten Shtetet e Bashkuara, edhe kur ato i mbrojnë myslimanët”. Ky ishte titulli i një shkrimi në gazetën franceze “Libération” më 8 prill 1999, kur NATO, e udhëhequr nga forcat amerikane, po vazhdonte bombardimet e caqeve serbe në kuadër të fushatës ajrore e cila i dha fund luftës në Kosovë, përcjell Gazeta Express.

Në tekstin me autor gazetarin Jean-Pierre Perrin, citohen disa fjalë të Ayatollah Ali Khameneit, Udhëheqësit Suprem të Iranit, i cili edhe sot e mban të njëjtën pozitë.

Që në fillim, disa vende myslimane u dukën të sikletosura, madje të skandalizuara nga fakti që disa shtete perëndimore, që konsideroheshin të krishtera, kishin ardhur në ndihmë të bashkëbesimtarëve të tyre. Irani ishte shembulli perfekt. President në detyrë, kreu i shtetit, Mohammed Khatami, u duk sikur i vendoste serbët dhe vendet e NATO-s në të njëjtën kategori. «Myslimanët po e paguajnë çmimin për të qenë myslimanë [»]. Ndërhyrja e paligjshme e NATO-s e ka komplikuar situatën», deklaroi ai, shkruante “Libération”.

Ayatollahu Ali Khamenei, Udhëheqësi suprem i Republikës Islamike, shkoi edhe më tej, duke vlerësuar se sulmet e NATO-s ishin vetëm një përpjekje për të shfarosur myslimanët në Ballkan: «Jugosllavia është në luftë me NATO-n dhe cili është rezultati? [»] Qëllimi është të shkatërrohen myslimanët e Europës sepse ekzistenca e tyre është në kundërshtim me vullnetet egoiste dhe despotike të udhëheqësve perëndimorë. Në emër të demokracisë, këto vende ndihen të autorizuara t’i përdorin masat më ekstreme kundër atyre me të cilët nuk janë dakord», thuhej tutje në tekstin e kësaj gazete.

Antiamerikanizmi i disa shteteve arabe ka qenë gjithashtu vendimtar në dobësinë e mbështetjes së tyre për çështjen e Kosovës, shkruante “Libération”. Është bërë edhe paralele me Palestinën. Shtetet e Bashkuara, që sipas tyre kishin mbështetur në mënyrë të turpshme Izraelin, nuk mund të ndërhynin në Kosovë veçse për arsye të një cinizmi të pastër. «Çështja nuk ka të bëjë vetëm me shpëtimin e shqiptarëve të Kosovës. Ajo lidhet me strategjinë amerikane, që synon ta dominojë botën duke e mbajtur Europën nën kontrollin e saj dhe duke e penguar Rusinë ta rifitojë rolin e saj në skenën ndërkombëtare», shkruante kështu, me titullin «Qëllimet sekrete», gazeta zyrtare siriane Techrine.

Kjo analizë ndahet edhe në kryeqytete të tjera arabe. Në Aman, Shoqata e Shkrimtarëve Jordanianë, një institucion i pavarur, i cilësoi madje bombardimet «krime kundër Jugosllavisë dhe integritetit të saj territorial», duke dyshuar gjithashtu se Washingtoni e ka «sajuar» luftën për ta konsoliduar «dominimin e tij mbi botën» dhe për ta ndihmuar industrinë e tij ushtarake. Bagdadi nuk thotë gjë tjetër, duke shprehur hapur dëshirën për fitoren e Beogradit.

Ajo që shqetëson gjithashtu shtetet arabe, është se NATO mund ta zëvendësojë një ditë OKB-në dhe të ndërhyjë në punët e tyre të brendshme, veçanërisht në vendet ku problemet e brendshme apo etnike vazhdojnë (Irak, Sudan [»]). «Kjo krijon një precedent që një ditë mund të përdoret kundër vendeve arabe. Loja aktuale shkon shumë përtej problemeve të myslimanëve të Kosovës dhe iluzioneve të arabëve», theksonte editorialisti politik i gazetës së fuqishme qeveritare egjiptiane al-Ahram. Që nga ai moment, edhe vendet më pro-amerikane tregohen të kursyera në deklaratat e tyre. Arabia Saudite, vend që pretendon t’i mbrojë myslimanët e gjithë botës në cilësinë e saj si djepi i islamit, është mjaftuar kështu me një dënim minimal të «politikës së ndëshkimit kolektiv dhe pastrimit etnik të vendosur nga Millosheviqi kundër popullit mysliman të Kosovës». Mbreti Fahd, që megjithatë mban titullin e «mbrojtësit» të vendeve më të shenjta të islamit, ka urdhëruar thjesht dërgimin e dy avionëve për të sjellë ndihmë për refugjatët.

The post Më 1999, Irani e quante “komplikim situate” ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë appeared first on GazetaBlic.

About The Author

admin

See author's posts

Uncategorized

Post navigation

Previous post
Next post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

©2025 Amazing Stories | WordPress Theme by SuperbThemes