Skip to content
Amazing Stories Amazing Stories

Amazing Stories
Amazing Stories

Më 1999, Irani e quante “komplikim situate” ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë

admin, June 26, 2025

Prokuroria Speciale ka dorëzuar në Gjykatën  Themelore në Prishtinë, aktakuzë kundër një personi të dyshuar për veprën penale “shpëlarje e parasë”.

Sipas Prokurorisë, i pandehuri G.S. duke qenë në dijeni se shuma prej 898,937.84 euro, buron nga veprimtaria kriminale, e ka pranuar dhe menaxhuar këtë pasuri me qëllim të fshehjes apo maskimit të natyrës, burimit, disponimit, lëvizjes apo pronësisë së saj, gjatë periudhës kohore 2019–2023, përmes kontratave fiktive dhe në bashkëkryerje me persona të tjerë të dyshuar jashtë territorit të Republikës së Kosovë.

“Në aktakuzë është përfshirë edhe personi juridik “G.S. I.S.”, meqenëse Prokuroria Speciale ka dyshim të bazuar se biznesi është themeluar dhe përdorur nga i pandehuri, me qëllim të qarkullimit të mjeteve dhe maskimit të produkteve të aktivitetit kriminal”, thuhet në aktakuzë.

Tutje bëhet e ditur se prona që është objekt i aktakuzës, e që përfshin pesë parcela tokësore në vlerë prej rreth 355,800.00 euro, me kërkesë të Prokurorisë Speciale, është sekuestruar nga Gjykata, dhe është propozuar konfiskimi i saj pas përfundimit të procesit gjyqësor.

“Prokuroria Speciale i ka propozuar Gjykatës Themelore në Prishtinë, që ndaj personit juridik të shqiptohet dënim me gjobë dhe sanksion penal “Pushimi i personit juridik”, ndërsa ndaj të pandehurit të shqiptohet dënim plotësues “Ndalimi i ushtrimit të veprimtarisë”, për llojin dhe veprimtarinë që ka ushtruar si person përgjegjës i personit juridik të lartpërmendur”, theksohet në aktakuzë.

The post Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj një të dyshuari për shpëlarje parash appeared first on GazetaBlic.

About The Author

admin

See author's posts

Uncategorized

Post navigation

Previous post
Next post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

©2025 Amazing Stories | WordPress Theme by SuperbThemes