Skip to content
Amazing Stories Amazing Stories

Amazing Stories
Amazing Stories

Prapaskenat brenda samitit të NATO-s për të joshur Donald Trumpin, CNN: Diplomacia e Mark Rutte për “babin” dhe kërcënimi për Spanjën

admin, June 26, 2025

Kuvendi Komunal i Prizrenit i ka vendosur në shitje veturat e motorrët e konfiskuar në këtë komune, pa të drejtë regjistrimi. Çmimet fillestare nisin nga 15 euro deri në 5 mijë euro.

Në dosjen e tenderit përshkruhen edhe llojet e veturave që do të shiten e motorrëve, ku përfshihen të firmës Mercedes, Audi, Opel, Renault, BMW e të tjera.

Ofertat janë të mbyllura, teksa autoriteti kontraktues nuk merr përgjegjësi të mëtutjeshme pas shitjes. Kriter është çmimi më i lartë.

“Shitja e automjeteve të konfiskuara në Komunën e Prizrenit, pa të drejtë regjistrimi shiten në kushte “siç janë, ku janë” dhe Autoriteti Kontraktues nuk do të ketë përgjegjësi të mëtutjeshme pas shitjes”, thuhet në dosje.

Ofertuesit e interesuar mund të bëjnë inspektimin e automjeteve nesër në orën 11:00.

Ofertat duhet të dorëzohen jo më vonë se 4 korrik, në orën 14:00.

“Çdo palë e interesuar mund të bëjë ankesë pranë Autoritetit Kontraktues, në bazë të nenit 108/A të Ligjit Nr. 04/L-042 për Prokurimin Publik të Republikës se Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin Nr. 04/L-237, ligjin Nr. 05/L-068 dhe ligjin Nr. 05/L-092 ne adresën e përcaktuar ne Nenin i te kësaj Ftese”, thuhet në njoftim.

 

 

The post Komuna e Prizrenit i vendos në shitje veturat e motorët e konfiskuar, çmimet nisin nga 15 deri në 5 mijë euro appeared first on GazetaBlic.

About The Author

admin

See author's posts

Uncategorized

Post navigation

Previous post
Next post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

©2025 Amazing Stories | WordPress Theme by SuperbThemes