Seriali “Kuvendi i Kosovës” do të vazhdojë edhe të premten.
Nesër nga ora 11:00 do të regjistrohet epizodi i 38-të në përpjekje për ta funksionalizuar parlamentin.
Seanca paraprake, që u mbajt të mërkurën, më 25 qershor, zgjati si zakonisht mbi 2 minuta.
Dështimet rekorde të seancave po ndodhin shkaku se deputetët e zgjedhur nuk po e votojnë komisionin rreth votimit të fshehtë për zgjedhjen e kreut të Kuvendit të Kosovës.
Për këtë pozitë, Lëvizja Vetëvendosje assesi nuk po heq dorë nga kandidimi i Albulena Haxhiut.
The post Rekord dështimesh, nesër vazhdon “seriali” parlamentar për herë të 38-të appeared first on GazetaBlic.