Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24-orëve të fundit kanë ndodhur gjashtë rastetë dhunës në familje në vend.
Sipas njoftimit të policisë, dy raste kanë ndodhur në Prishtinë, nga një rastë në Ferizaj, Pejë, Vitomericë dhe në Mitrovicën e Jugut.
Në këto raste 4 persona janë arrestuar.
Më poshtë mund të shihni njoftimet e plotë të policisë.
Prishtinë 25.06.2025-08:00. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar, ka ushtruar dhunë psikike ndaj saj. Palët janë shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
Prishtinë 25.06.2025-21:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare me te cilën bashkëjeton. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje.
Ferizaj 24.06.2025-17:00. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se djali i saj i dyshuari mashkull kosovar, nën ndikim të alkoolit, kishte filluar të bërtas dhe të fyej me agresivitet dhe i njëjti e kishte shtyrë viktimën. I dyshuari është arrestuar, dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Pejë 15.06.2025. Është raportuar se viktima femër kosovare, në vazhdimësi ishte keqtrajtuar fizikisht nga i dashuri i saj i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari nuk është takuar në vendbanimin e tij. Rasti duke u hetuar.
Vitomiricë 25.06.2025-19:00. Është raportuar se viktima mashkull kosovar ka pësuar dhunë nga djali i tij, i dyshuari mashkull kosovar-recidivist i ‘Dhunës në familje’, i cili në vazhdimësi ka shkaktuar dhunë psikike. I dyshuari është arrestuar dhe pas tretmanit mjekësor në repartin Psikiatrik, me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Mitrovicë Jugu 25.06.2025-10:27. Është raportuar se ankuesja femër kosovare, në vazhdimësi ka pësuar dhunë nga bashkëshorti i saj. Me vendim të prokurorit, është bërë bastisja në shtëpinë e të dyshuarit, por nuk është gjetur asgjë e dyshimtë, ndërsa nuk raportohet për të arrestuar.
The post Gjashtë raste të dhunës në familje brenda 24-orëve në Kosovë appeared first on GazetaBlic.