Ish kryenegociatorja e Kosovës në dialog me Serbinë dhe ish zv/kryeministrja, Edita Tahiri, ka thënë se Trump në Samitin e NATO-s u quajt “Baba”, por që Kosova e Shqipëria nuk morën urim nga ai pas zgjedhjeve, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se Kosova s’ka kryeministër e Shqipëri kryeministër të kontestuar.
Sipas saj, ky realitet është alarmues për të dyja shtetet, derisa Amerika është aleati kryesor dhe shteti më i fuqishëm në botë.
Postimi i saj i plotë:
Trumpi u quajte ‘BABA’ ne Samitin e NATO-s ne Hage – por as Kosova as Shqiperia nuk moren urimin e Trumpit pas zgjedhjeve, sepse Kosova s’ka Kryeminister, Shqiperia ka kryeminister por me zgjedhje te kontestuara.. ky realitet eshte alarmues per dyja shtetet, kur dihet se Amerika eshte aleati kryesor dhe shteti me i fuqishem i cili pas sulmeve ndaj Iranit riktheu supremacine ne bote..
The post “Realitet alarmues”/ Tahiri: Kosova e Shqipëria nuk morën urime nga Trumpi pas zgjedhjeve – dje ai u quajt “Baba” në Samitin e NATO-s appeared first on GazetaBlic.