Mijëra rrënjë kanabisi është gjetur në disa zona në qarkun e Shkodrës.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Koordinata”, kundër kultivimit të bimëve narkotike, u asgjësuan 2936 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.
-Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën në territorin e njësive administrative Shalë dhe Shosh, dhe asgjësuan 1792 bimë të dyshuara narkotike.
Në vijim të veprimeve për këto raste, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për:
-inxhinierin e pyjeve, shtetasin A. M., për shpërdorim detyre dhe për moskallëzim krimi;
-rojën e zonave të mbrojtura, shtetasin L. A., për shpërdorim detyre;
-kryeplakun e fshatit Lotaj, shtetasin L. M., për shpërdorim detyre;
-kryeplakun e fshatit Abat, shtetasin M. M., për shpërdorim detyre.
-Në Malësinë e Madhe gjetën në territorin e njësive administrative Shkrel dhe Kastrat, dhe asgjësuan 824 bimë të dyshuara narkotike.
-Në Fushë Arrëz gjetën në territorin e njësisë administrative Qafë Mal, dhe asgjësuan 320 bimë të dyshuara narkotike.
Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të këtyre rasteve të kultivimit.
The post Gjenden mijëra rrënjë kanabisi në qarkun e Shkodrës, nis hetimi për disa zyrtarë appeared first on GazetaBlic.