Skip to content
Amazing Stories Amazing Stories

Amazing Stories
Amazing Stories

PDK dhe VV në koalicion?

admin, June 26, 2025

Duke filluar nga dita e sotme (më 26 qershor), do të hapet afati për subjektet politike për të aplikuar për t’u certifikuar për pjesëmarrje në Zgjedhjet Lokale të 12 tetorit dhe për të dorëzuar listën me emrat e kandidatëve garues.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka treguar për RTKLive se kjo periudhë do të zgjasë 49 ditë.

“Duke filluar nga 26 qershori dhe deri më 13 gusht 2025, partitë politike, koalicionet, iniciativat qytetare dhe kandidatët e pavarur mund të paraqesin në KQZ, respektivisht Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike, kërkesën e tyre për t’u certifikuar për pjesëmarrje në Zgjedhjet për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvendet Komunale, të cilat do të mbahen më 12 tetor 2025 dhe listën me emrat e kandidatëve për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvendet Komunale”, tha ai.

Sipas KQZ-së, aplikimi do të mundësohet online për subjektet politike dhe mbetet në vullnetin e tyre të përcaktohen për llojin e zgjedhjeve që duan të marrin pjesë.

“Është krejtësisht në vullnetin e subjekteve politike që të përcaktohen se në cilat komuna duan të garojnë. Po ashtu, është në vullnetin e subjekteve politike që të zgjedhin nëse në një komunë të caktuar do të garojnë vetëm në zgjedhje për Kryetar Komune ose për Kuvend Komunal apo për të dyja së bashku”, tha Elezi.

The post Nga sot partitë mund të dorëzojnë listat e kandidatëve për zgjedhje appeared first on GazetaBlic.

About The Author

admin

See author's posts

Uncategorized

Post navigation

Previous post
Next post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

©2025 Amazing Stories | WordPress Theme by SuperbThemes